KOLONA NË MERDARE, PRITJET DERI NË 4 ORË
Kolona të gjata janë krijuar në pikëkalimin kufitar në Merdare.
Për të dalë nga Kosova në territorin e Serbisë bashkatdhetarët janë duke pritur deri në 4 orë.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet zgjesin edhe deri në 4 orë e 20 minuta.
Ndërsa në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë pritjet janë 1 orë.