Të fundit

OJQ “Forumi Rinor Rahovica” në vizitë përurimi në shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”

Pasuria nuk është për të ushqyer egot tona, por për të ushqyer të uriturit dhe për të ndihmuar njerëzit të ndihmojnë vetveten. Pasuria e vërtetë e një njeriu është e mira që ai bën në këtë botë.

Një delegacion i FRR-së i përbërë nga drejtuesi i organizatës z.Leutrim Asllani, z.Ermir Muhadini dhe z.Eroll Ahmeti ishtin në vizitë zyrtare në selinë e re të shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”. Qëllimi i vizitës ishte përurimi i qendrës së re të kësaj shoqate tani me seli të re në fshatin Gjinovc, komuna e Suharekes.

Fillimisht kryetari i FRR-së z.Asllani e uroi z.Halil Kastratin për selinë e re dhe për të gjithë veprimtarinë e gjerë tash e 11 vite që bashkë me stafin e tij të mrekullueshëm dhe donatorët e tyre besnikë me sinqeritet po i sherbejnë popullatës jo vetëm në Kosovë po edhe jasht kufijve te saj si psh: Në Maqedoninë e Veriut, në luginë të Preshevës, në Shqipëri e gjetiu.

Nga ana e tij z.Kastrati i falenderoi pëfaqsuesit e FRR-së per vizitën dhe uratat, dhe i përgëzoi për aktivitetet që po behën në fushën e edukimit, kulturës dhe humanizmit.

Biseda kaloi në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore ku u diskutuan tema të ndryshme. Krejt në fund FRR-ja pati një dhuratë modeste për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, një fotografi ku shihet qendra e Preshevës në vitin 1938.

Takimi përfundoi duke i uruar njëri-tjetrit shëndet të plotë, paqe shpirtërore dhe harmoni familjare e shoqërore.

Njofton departamenti për informim pranë FRR-së.