LajmeTë fundit

KKSH:GJENDJA NË ARSIMIN SHQIP ALARMANTE

Organi Ekzekutiv në një mbledhje të përbashkët me Komisionin për Arsim në Këshillin Kombëtar Shqiptar kanë ka aprovuar raportin nga hulumtimi “Tekstet mësimore në gjuhën shqipe, Në proces – për vite”.
Ky hulumtim bazë, ka për qëllim pasqyrimin e gjendjes në arsimint me mësim në gjuhën shqipe. Hulumtimi është përcaktuar në dy element të arsimit: mungesën e teksteve shkollore dhe numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Është zhvilluar si pjesë e nevojës për të dhëna të sakta mbi elementeët kryesoreë nga të cilat zhvillohet arsimi në gjuhën shqipe. Për të ridefinuar politikat e arsimit për komunitetin shqiptar.
Analiza është bërë në frymën Kornizës 4A që vlerëson disponueshmërisë, aksesueshmëria, pranueshmërisë dhe përshtatshmërisë e arsimit ku theksohet “Shtetet duhet të sigurojnë që arsimi të jetë në të njëjtën masë i pradisponueshëm për të gjithë, duke shmangur dhe / ose hequr pengesat fizike, ekonomike, administrative dhe socio-ekonomike për të siguruar grupet e margjinalizuara që të munden të ndjekin shkollimin. Arsimi i tyre duhet të jetë i një cilësie të mirë dhe të jetë i pranueshëm në aspektin e gjuhës, participimpjesëmarrjes dhe fesë, dhe gjithashtu duhet të përshtatet me ato kategori, që janë veçanërisht të cenueshme, siç janë pakicat etnike dhe personat me aftësi të kufizuara “.
Hulumtimi shtjellon rrjedhën dhe sfidat të në sigurimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe në mënyrë kronologjike. Ndërkaq ka theksohet, se gjatë mbledhjes së të gjitha teksteve shkollore për shkollat fillore dhe të mesme, për vitin 2018/2019 janë 32 tekste shkollore për 27 lëndë të shkollës fillore nga më se 109 lëndë (83 lëndë obligative, 24 lëndë obligative zgjedhore dhe 2 lëndë zgjedhore) dhe asnjë për shkollën e mesme, megjithëse mundë të konstatohet se një numër i konsiderueshëm i teksteve mësimore për të njëjtat lëndë.
Sipas Ministrisëa sëe Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik janë: Nga Sshtëpia botuese “Albas” 12 tekste shkollore dhe 5 fletore pune, si dhe 5 tekste shkollore në procesin e aprovimit nga Ministria; Mund të përdoren 6 tekste shkollore, ndërkaq dhe 4 tekste shkollore dhe 4 fletore pune në procesin e aprovimit nga Ministria nga Sshtëpia botuese “Qendra Kreative”; Nga shtëpia botuese Zavod za Udzbenike (Enti për botime) janë 14 tekstet shkollore. të përshtatshme për përdorim dhe 6 fletore pune dhe asnjë në procesineprocesin e miratimit nga Ministria.
Gjithashtu, hulumtimi ka përpunuar të dhënat mbi numrin e nxënësve në Luginën e Preshevës me mësim në gjuhën shqipe. Për vitin shkollor 2018/2019 janë 4437 nxënës që ndjekin shkollat fillore dhe 2606 nxënës në shkollat e mesme, në gjuhën shqipe, pra ndërsa gjithsej 7043 nxënës.

Krahasuar me vitin 2008/2009 ka rënie për shkollat fillore -47.06% dhe një rënie prej -27.13% për shkollat e mesme. Gjithsej ka një rënie prej -41.10% ose 4914 më pak nxënës që ndjekin shkollat për një dekadë.
Shkollat që prijnë në rënien e nxënësve janë shkolla fillore “Migjeni” Muhoc me -67,60% dhe shkolla fillore “Migjeni” Caravajkë me -62,37%.
Ndërkaq, krahasuar vitin shkollor 2018/2019 me vitin 2013/2014 kemi rënie për shkollat fillore -25.55% dhe një ulje prej -27.29% për shkollat e mesme. Gjithsej ka një rënie prej -26.20% ose 2501 më pak nxënës që ndjekin shkollat për pesë vjet.
Shkollat që prijnë në rënien e nxënësve janë shkolla fillore “Migjeni” Muhoc me –38,64% dhe shkolla fillore “9 maji” Leran me -35,91%.

Hulumtimi konkludonë se në aspektin e Kornizës 4A, edukimi i komunitetit shqiptar kanë disponueshmërinë, aksesushmërinë, por problemie dhe çalon edhe në pranueshmërinë dhe përshtatshmërinë.

Megjithatë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik ka njoftuar një Memorandum të mundshëm të Mirëkuptimit me shtetet amë për disa pakicat në Serbi, përfshirë edhe komunitetin shqiptar.
Në këtë rast, KKSH-ë ka propozuar tri tema që duhet të adresohen: 1. Tekstet mësimore për shkollat fillore dhe të mesme, 2. njohjen e diplomave, dhe 3. njohjen e ngritjeve profesionale.
Në kuadër të këtij Memorandumi KKSH-ë ka sugjeruar që ekspertë nga Ministria e Arsimit në Serbi dhe Shqipëri të analizojnë së bashku kurrikulat. Nga kjo do të sqaronim situatën me tekstet shkollore dhe mënyrat e sigurimit të tyre në frymën e proceseve euro-integruese.
Si një masë emergjente, së paku, para çdo procesi tjetër, duhet të sigurojmë një tekst për çdo lëndë për shkollat fillore dhe të mesme. Të përfundojë një proces diskriminues ndaj fëmijëve shqiptarë dhe të vendosim barazi me fëmijët e tjerë në Serbi. E drejta për arsim dinjitoz dhe të standardizuar është një e drejtë elementare e garantuar me Kushtetutë dhe kornizën ligjore.

Bujanoc,
Me datë 03.05.2019

Shërbimi për informim i KKSH-së