KKSH- Vazhdon drejt zgjidhjes se plote te teksteve mesimore ne gjuhen shqipe
Pas takimit të djeshëm në Tiranë me Ministren e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, znj.Besa Shahini, sot takova në Bujanoc, Ambasadorin e delegacionit të BE-së – Sem Fabrici, Ambasadorin e OSBE-së – Andrea Orizio, Komesarin e Lartë për të drejtat e pakicave – Lamberto Zannieri dhe Ministrin e Arsimit në Serbi, Mlladen Sharqeviq.
Në fokus të takimit ishte sigurimi i plotë të teksteve mësimore në gjuhën shqipe për shkollat fillore dhe të mesme në Luginën e Preshevës.
Çështja e teksteve mësimore nuk është vetëm kompetencë ekskluzive e Këshillit Kombëtar Shqiptar, por edhe prioritet politik dhe programor i qeverisjes së tij.
Në vazhdën e veprimtarisë për çështjet arsimore, sot në mbledhjen e « Stakeholder Committee » adresova edhe shqetësimet e Këshillit Kombëtar Shqiptar rreth funksionimit të fakultetit në Bujanoc, ku kërkova më shumë barazi përfaqësuese, si dhe më shumë përfshirje të shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe.