LajmeTë fundit

Qytetaret e Presheves ankohen per pritje te gjata ne Stacionin Policor

Gjate ketyre diteve, disa bashkatdhetare nga mergata kane shfrytezuar nje copez pushimi per te ardhur ne vendlindje.Mirepo, ata keto dite duke pasur parasysh edhe nevojat e tyre per te kryer disa nga obligimet e dokumentacioneve, perkatesisht per ti vazhduar afatet e pasaportave apo per t’u pajisur me pasaporta te reja, po hasin ne veshtiresi te madhe ne Stacionin Policore.Qyteyaret e Presheves ne pergjithesi si ata qe kane ardhur nga mergata, gjithashtu edhe qytetaret qe jetojne ne kete Komune, ankohen se, per t’i kryer keto procedura ligjore, duhet intervenuar ne persona te caktuar qe jane punonjes i ketij institucioni, perndryshe duhet pritur me ore te tera, ose duhet dalur dite me radhe, qe ti behet e mundur per tu pajisur me pasaporta. Kjo dukuri negative, eshte nje tregues per situateten burokratike te ketij institucioni, e qe flet shume se sa eshte serioz dhe i pergjegjshem per qyetaret e Komunes se Presheves.Qytetaret bejne lutje qe udheqesit kompetente, perkatesisht te administrates te Stacionit Policore, te marrin masa dhe te reflektojne qe kete avaz te mjerueshem ta largonje nga praktika e te punuarit dhe te behen me flksibil, e me korrekt ndaj qytetareve te vet.