KKSH: Shpall konkurs për financimin dhe bashkëfinancimin e programeve dhe projeketeve të shoqërisë civile
Këshilli Kombëtar Shqiptar, sot ka shpallur konkursin për financimin e programeve dhe projekteve vjetore të veprimtarisë së rregullt të KKSH-së, si financimi ose bashkëfinancimi i programit dhe i projekteve në fushën e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.
Sipas njoftimit të publikuar nga KKSH, “Lëndë e këtij konkursi është shpërndarja e mjeteve të orientuara në vendimin mbi Planin Financiar të Këshillit Kombëtar Shqiptar për vitin 2019, në vlerë prej 4 milionë dinarëve , për realizimin e programeve vjetore dhe projekteve të organizatave të shoqërisë civile, shoqatave që janë themelues pjestarët e pakicës kombëtare shqiptare” – thuhet në konkurs.
Vlera maksimale e mjeteve për programe, gjegjësisht projekete individuale nuk mund të jenë më shumë se 500.000,00 dinarë, ndërsa ajo minimale 20.000,00 dinarë.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 20 nëntor, 2019 deri më 30 nëntor, 2019.
Kjo është hera e parë, që institucioni i Këshillit Kombëtar Shqiptar, hap një konkurs enkas për shoqërinë civile për pakicën kombëtare shqiptare në Serbi.
Në linqet e mëposhtme mund ti shkarkoni vedimin dhe formumarin ;