Të fundit

Fillon sot pagesa prej 100 euro për të rinjtë nga shteti

Pagesa prej 100 eurosh për të rinjtë ka nisur sot do të zgjasë deri të premten, më 3 qershor.

Deri dje të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç kanë aplikuar për ndihmë shtetërore prej 100 euro në dinarë.

Aplikimi është bërë elektronik në portalin e Thesarit dhe të rinjtë që kanë aplikuar më parë për këtë lloj ndihme nuk është dashur të aplikojnë dhe ndihma do t’u paguhet automatikisht.