KKSH: Rreth 80% e aplikuesve nuk i kanë dokumentacionet e kompletuata për ekonomi bujqësore
Këshilli Nacional Shqiptar fton aplikuesit për plotësim dokumentacioni
Kryetari i KNSH Nevzad Lutfiu ka kërkuar që aplikuesit të plotsojnë dokumentacionin e duhur për subvencionim pasi sipas tij, rreth 80% e tyre nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin që dëshmon datën e regjistrimit ose riaktivizimin e ekonomisë bujqësore.
Postimi i plotë:
Nga komisioni vlerësues i aplikacioneve jam njoftuar se 80% e aplikuesve nuk e kanë ekstraktin nga ekonomia bujqësore(që dëshmon datën e regjistrimit ose riaktivizimin ekonomisë bujqësore) dhe një pjesë e aplikuesve nuk e kanë strukturën bimore(e cila dëshmon sipërfaqen e tokës së punueshme).
Gjithashtu kemi angazhuar një person nga KKSH për t’i telefonuar(njoftuar) një nga një të gjithë këta aplikues.
Afati për dorëzimin e këtyre dokumentave është deri ditën e premte (22.11.2023), ora 15:00.
Aplikuesve që i mungon pas të premtes cilido nga këto dokumente do të refuzohen.
Foto 1.Ekstrakti
Foto 2.Struktura bimore