Të fundit

APN dorëzon listën zgjedhore për zgjedhjet lokale në Preshevë

Alternativa për Ndryshim ka dorëzuar listën zgjedhore për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të parakohshme të caktuara për datën 28 mars.

Gjatë ditës së sotshme është konfirmuar se APN ka arritur të grumbullojë nënshkrimet e nevojshme përkrahëse për listën zgjedhore në zgjedhjet lokale të parakohshme. Pas verifikimit të procedurave nga ana e Komisionit Komunal Zgjedhor, lista e APN-së është certifikuar, me ç’rast ka marrë numrin 1.

“Lista fituese e këtyre zgjedhjeve ALTERNATIVA për Ndryshim – Shqiprim Arifi u dorëzua mbrëmë, ndërsa sot, pas mbledhjes së mbajtur nga Komisioni Komunal Zgjedhor, ALTERNATIVA për Ndryshim – Shqiprim Arifi u çertifikua me nr 1 për zgjedhjet lokale të datës 28 Mars 2021.” thuhet në njoftimin e APN-së të publikuar në faqen e saj në rrjetin shoqëror facebook.