KKSh: Mbështetje konkrete për fëmijët me nevoja të veçanta gjatë vitit 2025
Gjatë vitit 2025, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka përfshirë drejtpërdrejt 209 fëmijë me nevoja të veçanta në programet e tij mbështetëse.
Në kuadër të këtij angazhimi janë ofruar gjithsej 673 shërbime profesionale, prej të cilave 380 seanca psikologjike dhe 293 seanca logopedike. Paralelisht, 22 asistentë personalë kanë qenë të angazhuar në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar përfshirjen e fëmijëve shqiptarë me nevoja të veçanta në procesin mësimor në shkolla.
Në proces janë përfshirë edhe 109 prindër, të cilët kanë përfituar mbështetje dhe këshillim profesional.
Këto rezultate janë realizuar falë mbështetjes së 6 organizatave, të përzgjedhura përmes thirrjes së hapur të KKSH-së, të financuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për projekte që kanë në fokus fëmijët dhe nxënësit me nevoja të veçanta.
KKSH vlerëson se këto shifra përfaqësojnë një ndikim real dhe të matshëm në përmirësimin e përfshirjes sociale dhe arsimore të fëmijëve shqiptarë me nevoja të veçanta.
