Kjo është oferta e VV’së për koalicion me LDK’në
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se cila është oferta e VV’së ndaj LDK’së për bashkëqeverisje.
“Propozimi jonë është ndarja e ministrive 5 me 5”, ka thënë Konjufca.
“Ky është kompromisi jonë. Ndarja e ministrive 5 me 5 dhe kryeministri për kryeparlamentarin. Presidenti i padiskutueshëm”
Po ashtu, Konjufca ka thënë se dy anëtarë të VV’së do të jenë pjesë e kryesisë së Kuvendit pasi që i takojnë sipas Kushtetutës së Kosovës.
Ndryshe, LDK dhe VV nuk arritën të lidhin një marrëveshje të hënën për koalicion qeverisës pasi që LDK kërkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe postin e presidentit.