Lajme

Kisiq: Në fund të muajit maj, jeta mund të normalizohet në Serbi

Zëvendës kryetarja e Institucionit Batut në Serbi Darija Kisiq Tepavceviç shpjegoi se virusi po dobësohet me ardhjen e motit më të ngrohtë, por se është e sigurt që do të shfaqet në vjeshtë. Ajo njoftoi se deri në fund të muajit tjetër, jeta mund të kthehet në normalitet.

“Eshtë e vërtetë që temperaturat më të larta mund të mbijetojnë më shkurt. Në verë, distanca sociale do të jetë shumë më efektive,” i tha ajo B92, përcjell presheva.com.

Mjeku sqaroi se imuniteti kolektiv po forcohet dhe se në temperatura të larta virusi do të dobësohet.