LajmeTë fundit

Flora Brovina dorëzohet në Polici: Raporton për rastin me fotografinë e dhunimit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Flora Brovina, pritet të arrijë në Polici për pak minuta, ku do të tregojë për fotografinë të cilën e shfaqi dje para mediave, ndërsa e njëjta u zbulua se ishte  prezentë edhe në sajtet poronografiketë Irakut.


Siç mëson Gazeta ajo do të tregojë prejardhjen e fotografisë, e cila pastaj mund të japë përgjigjje për diskreditim.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, ka qenë edhe Prokuroria Speciale që ka njoftuar se do ta ftojë Brovinën për të dhënë informacione për viktimën të cilën ajo pretendon se e njeh dhe se është gjallë.

Kujtojmë se, deputetja Brovina, ka publikuar dje foton në fjalë foto ku shihet një grua duke u dhunuar që sipas saj ishte kosovare dhe këtë akt e kryen serbët.

Kjo fotografi ngjalli reagime të mëdha në vend, fillimisht se pse u publikuar për media e më pastaj u zbulua se e njëjta foto ishte prezentë edhe në sajtet poronografiketë Irakut.