Lajme

Kosovë/ Pacientja shtatzënë s’bashku me foshnjen e saj vdesin nga koronavirusi

Bashkë me shtatzënën që ishte infektuar me koronavirus e cila vdiq në Klinikën Infektive, ka vdekur edhe foshnja e saj.

KOHA nga burime të saja ka mësuar se edhe foshnjës i ishte përkeqësuar gjendja qysh mbrëmë dhe kësisoj ka vdekur.

Edhe ish-kryetarja e Gjakovës e ka konfirmuar duke bërë thirrje te qytetarët për kujdes të shtuar.

“Ngushëllime familjes dhe gjithë të njohurve të saj. Vdekja e dyfishtë e nënës dhe bebes së saj të palindur, shton pikëllimin dhe ngritë alarmin për pasojat e infeksionit”, ka shkruar Kusari-Lila.

MSH-ja në njoftimin për media nuk e ka sqaruar fatin e foshnjës.