Lajme

KFOR-i paraqitet në zonën neutrale mes kufirit të Kosovës dhe Serbisë

Njësitë e Misionit Paqeruajtës, KFOR kanë arritur në zonën neutrale në mes kufirit të Kosovës dhe Serbisë, ku gjithashtu po qëndron edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Në disa fotografi të publikuara së fundi shihen ushtarët amerikanë, polakë dhe kanadezë duke patrulluar.

Ndryshe më parë është raportuar për një ndërhyrje e mundshme e KFOR-it në veri pas situatës së krijuar së fundi në veriun e vendit.

Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media deklaroi se nuk posedon informacione për një gjë të tillë.k,kosova.