Lajme

Bullgaria ka vendosur testin e detyrueshëm PCR për të gjithë shtetasit e huaj

Ambasada shqiptare në Sofje, informon të gjithë qytetarët shqiptarë se autoritetet bullgare kanë vendosur ndalimin e përkohshëm të hyrjes në Bullgari për periudhën 29 janar – 30 prill 2021 të të gjithë shtetasve, pavarësisht nga shtetësia e tyre në të gjitha pikat e kalimit kufitar të transportit tokësor, ajror, detar dhe hekurudhor. Hyrja në Bullgari e qytetarëve do të jetë e mundur me paraqitjen e përgjigjes negative të testit PCR të 72 orëve të fundit. Qytetarët bullgarë, familjarët e tyre dhe ata, që kanë lejeqëndrimi bullgare mund të hyjnë edhe pa përgjigjen negative të testit PCR, por do t’i nënshtrohen karantinës së detyrueshme 10 ditore.

Qytetarët shqiptarë mund të hyjnë në Bullgari duke paraqitur përgjigjen negative të një testi PCR të kryer 72 orët e fundit.