Lajme

Këto janë rregullat që vlejnë për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë

Në mbledhjen e orëve të vona të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që nga 28 qershori të rifillojë transporti ajror dhe të hapet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për vijat e rregullta – me masa të shtuara të sigurisë.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky vendim është në vazhdën e lehtësimit të masave.

Shefi i qeverisë ka thënë po ashtu se të gjithë udhëtarët që hyjnë në Kosovë rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se katër ditë, derisa ka treguar edhe masat obligative për mbrojtje.