LajmeTë fundit

Musliu: Kosova pa Thaçin në dialog, si Barcelona pa Messin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka bërë një deklaratë tejet interesante, ndërsa ka folur për dialogun me Serbinë, transmeton Ministria Lajmeve


Ajo ka thënë se ta heqësh presidentin Hashim Thaçiu nga ekipi i Kosovës në dialog me Serbinë është sikur t’ia heqësh Linonel Messin ekipit të Barcelonës.

“Unë ta them me bindje të plotë: të hiqet presidenti i Kosovës nga dialogu është sikur ekipit të famshëm me ia heq Messin. Është lideri më i përgatitur në këtë fushë dhe në këtë drejtim. Unë jam i bindur që edhe partitë politike e pranojnë këtë”, ka thënë ajo për RTK.

Musliu ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve është e kahershme dhe ajo identifikohet edhe me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin.

Ajo e ka parë të padrejtë gjetjen e Luginës së Preshevës në Serbi./