Këta janë deputetët që nuk e kanë nënshkruar mocionin. Shumica “kurrë me PDK-në”
Para pak çastesh ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gazeta Blic nga burime brenda kësaj mbledhjeje ka marrë vesh se janë disa deputetë, gjegjësisht 5 deputetë që nuk e kanë nënshkruar mocionin.
“Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli, Ardian shala, Sarnda Musliu e Valentina Bunjaku që nuk e kanë nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti”, tha një burim brenda mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së.
Sipas këtij burimi, shumica e deputetëve në diskutimet e tyre kanë qenë fuqishëm kundër ndonjë koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës.
“Shumica e deputetëve kanë qenë kundër koalicionit të mundshëm me PDK-në, përjashto 2 ose 3 deputetë, që kanë qenë për koalicionit me partinë e Veselit”, tha ky burim.
Gjithnjë sipas këtij burimi, edhe ata deputetë që e kanë nënshkruar mocionin, si rasti i Marigona Gecit, këtë e kanë bërë më kusht që nuk do të ketë ndonjë koalicion të mundshëm me PDK-në
Sipas këtij burimi, Vjosa Osmani ka qenë shumë e qartë në deklaratën e saj, që nuk bën të ngritet mocion ndaj Qeverisë Kurti, sepse kjo me automatizëm do të nënkuptonte koalicion me PAN-in.