Të fundit

Sinani reagon pasi Serbia refuzoi vizitën e ministrit Sveçla në Luginë

Këshilltarja e kryeministrit Kurti, për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas refuzimit të autoriteve serbe për vizitën e ministrit Sveçla në Luginë të Preshevës

Sinani konsideron që ky veprim nga ana e Serbisë dëshmon edhe një herë se nuk ka intersim për nomalizim të mardhënive me Kosovën.

Reagimi i plotë :

NDALESA E VIZITËS SË MINISTRIT TË PUNËVE TË BRENDSHME TË REPUBIKËS SË KOSOVËS DËSHMON SE SERBIA NUK DO NORMALIZIM TË RAPORTEVE ME REPUBLIKËN E KOSOVËS

Përderisa po bënim përgatitjet e fundit organizative për mirëpritjen e vizitës së Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës z. Xhelal Sveçla
morëm njoftimin se kjo vizitë u refuzua nga autoritetet e Republikës së Serbisë, edhe pse kërkesa nga ana e tyre ishte bërë në përputhje me marrëveshjen në Bruksel.

Përveç se Serbia nuk ia lejon shqiptarëve përdorimin zyrtar të simboleve kombëtare dhe një varg të drejtash tjera që i gëzojnë pakicat kudo në botë, sot Beogradi po shpërfaq se i pengon çfarëdo komunikimi dhe ndihme nga Qeveria e Kosovës.

Rasti i sotëm duhet të jetë këmbanë për autoritetet më të larta ndërkombëtare, sidomos Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian ndaj çështjes së Luginës së Preshevës.

Serbia ende nuk e ka gadishmërinë për tu përballur me realitetin e as për normalizim të raporteve me Kosovën.