Lajme

Këta janë 6 anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që votuan kundër kaolicionit me AAK dhe Nisma (EMRAT)

6 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së i kanë thënë jo ndonjë koalicioni të mundshëm me AAK-në dhe Nismën, nëse presidenti ia jep mandatin LDK-së për formimin e Qeverisë pa zgjedhje.

Gazeta Blic nga burime brenda partisë së drejtuar nga Isa Mustafa i ka mësuar emrat që kanë vtouar kundër.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani është ndër 6 anëtarët e KP-së së LDK-së që i ka thënë JO koalicionit të mundshëm me AAK-në dhe Nismën.

Sikurse edhe dihet, Vjosa Osmani kishte votuar edhe në kryesi të partisë kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Kandidatja për kryeministër nga LDK në zgjedhjet e fundit, edhe në Kuvend kishte votuar kundër mocionit të inciuar nga partia e saj, kundër Qeverisë Kurti.
Kundër një koalicioni me AAK e Nisma ka votuar edhe ministri tjetër i Qeverisë Kurti, Lumir Abdixhiku
Pos Abdixhikut e Osmanit, kundër një koalicioni të mundshëm me partinë e Haradinajt e Limajt kanë votuar edhe deputetët: Haxhi Avdyli, Ardian Shala e Fatmir Rexhepi, thonë burime të Gazeta Blic.

Sikurse dihet, këta deputetë ishin kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, derisa mbështesnin bashkëqeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje.

Anëtari i gjashtë i Këshillit të përgjithshëm që ka votuar kundër, është Faton Peci, i cili aktualisht është këshilltar i lartë politik, i kryetares së Kuvendit.