Kështu po bëjnë kompanitë shumë para me të dhënat tona personale
Njerëzit u japin sasi të mëdha të të dhënave personale kompanive falas për çdo ditë.
Disa ekonomistë, akademikë dhe aktivistë mendojnë se njerëzit duhet të paguhen për kontributin e tyre.
Sipas “CNN” shumë njerëz e dinë këtë dhe japin informacione për jetën dhe interesat e tyre për kompani të tilla si Facebook dhe Google, me sa duket në këmbim të shërbimeve falas, por shumë të tjerë nuk e kanë idenë sa vlejnë të dhënat e tyre personale.
Kjo është vetëm një copëz e asaj që po fshihet nga kompanitë çdo ditë, shumë prej të cilave janë në industri të ndryshme nga teknologjia, siç janë kujdesi shëndetësor, shitja me pakicë dhe sigurimi.
Sistemet e inteligjencës artificiale po trajnohen duke përdorur të dhëna të grumbulluara nga pothuajse çdo aspekt i jetës së njerëzve. Drejtimi i automjetit tuaj rrugës për në punë ndihmon në trajnimin e automjeteve autonome të së ardhmes, ndërsa regjistrimet e thirrjeve tuaja në linjat e shërbimit të klientit mund të mësojnë robotët si të flasin si njerëzit. Çdo blerje online dhe transaksion me kartë krediti, postim në mediat sociale, vlerësim restoranti apo hoteli, dhe selfie ka të ngjarë të përdoret për të ndihmuar një kompani të fituar para.
“Konsumatorët e Kalifornisë duhet të jenë në gjendje të ndajnë pasurinë që është krijuar nga të dhënat e tyre. Kështu që unë i kam kërkuar ekipit tim që të krijojë një propozim për një system të ri të të dhënave, sepse ne e pranojmë se të dhënat tuaja kanë vlerë monetare dhe ajo ju takon ju” tha guvernatori i ri i Kalifornisë, Gavin Neesom gjatë fjalimit të tij vjetor, duke e bërë Neesom të parin politikan që flet hapur mbi paratë që fitohen nga të dhënat njerëzore.
Përmendja ishte e shkurtër dhe pa detaje të dukshme, por mund të jetë e mjaftueshme për ta shtyrë konceptin të rrjedhë më tej.
Për ta përforcuar idenë e të ardhurave që gjenerojnë nga publikimi i të dhënave tona Chris Benner, drejtor i Institutit të UC Santa Cruz për Transformimin Shoqëror tha:
“Ka një vlerë të jashtëzakonshme ekonomike që krijohet kolektivisht. Të gjitha të dhënat që gjenerojmë çdo herë që ndërveprojmë në çdo lloj platforme digjitale, monetarizohen”.
Ai shtoi se shumë kompani të teknologjisë kanë përdorur investime në sektorin publik dhe hulumtime për të ndihmuar në ndërtimin e produkteve të tyre, siç është iPhone.
Kompanitë si Facebook dhe Uber gjithashtu përfitojnë nga masiviteti i përdoruesve. Sa më shumë njerëz që përdorin një produkt, aq më e vlefshme është për investitorët dhe palët e interesuara blerja e të dhënave.