Teknologji

TikTok u dënua me 5.7 milionë dollarë për mbledhjen e të dhënave të shfrytëzuesve

Aplikacioni TikTok, që më parë njihej si Musical.ly, u popullarizua shumë shpejtë dhe për një kohë të shkurtër, arriti të kap vlerën e afro një miliard dollarësh.

Platforma e suksesshme e shpërndarjes së videove, që thuhej se po e rivalizon Vines, është dënuar së fundmi me 5.7 milionë dollarë, pasi Federal Trade Commission ka gjetur se aplikacioni ka mbledhur të dhëna personale të shfrytëzuesve të shumtë, transmeton Telegrafi.

“Shënjestër ishin shfrytëzuesit më të rinjë se 13-vjeçar, që shumë të dhëna i kanë të hapura, sepse nuk janë kujdesur që t’i mbyllin” thuhet në komunikatën e komisionit shtetëror.

Në pajtim me dënimin dhe gjobën e lartë, TikTok ka kërkuar falje duke thënë se të dhënat nuk do të shpërhapen në asnjë formë.

Duke kërkuar në të njëjtën kohë, që shfrytëzuesit t’i mbyllin mundësitë e shkëmbimeve të mesazheve përmes këtij portali, të njohur si DM.