Të fundit

Këshilli Komunal në Bujanoc aprovoi buxhetin për vitin 2022

Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit ka aprovuar vendimin mbi buxhetin për vitin 2022 i cili kap shumën prej 2.011.000 dinarë.

Duhet theksuar se shifra kaq e lartë e buxhetit ka të bëjë me mjetet e parapara nga niveli qendror i pushtetit për renovimin e disa shkollave në territorin e komunës, shkruan FOLonline.

Në buxhetin për vitin e ardhshëm është parashikuar dyfishimi i mjeteve për subvensione për ndërmarrrësit, edhe ate nga 12 milionë sa ishte këtë vit, në 24 milionë për vitin e ardhshëm.

Për infrastrukturën rrugore janë paraparë 141.732.000 dinarë, mbrojtjen e mjedisit jetësor 41.900.000, zhvillimin e bujqësisë 18.500.000,prej të cilave 12.000.000 për subvensione, projektet e klubeve sportive 8.500.000, praktika profesionale 25.000.000,4.000.000 për organizatat kulturore, 6.000.000 për mediat, efikasiteti energjetik 10.000.000, për ndriçimin publik për vitin e ardhshëm janë paraparë rreth 40 milionë, për Këshillin Kombëtar Shqiptar 5 milionë, etj.

Në diskutimin rreth aprovimit të buxhetit, kryetari i komunës, Nagip Arifi, theksoi se të gjithë shfrytëzuesit duhet të jenë të vëmendshëm në harxhine për shkak të kufizimeve ligjore, ndërsa shtoi se azhuritet i plotë duhet t’i kushtohet vjeljes së taksave dhe grumbullimit të borxheve tjera ndaj komunës.

Pas aprovimit në Këshillin Komunal, buxheti për vitin 2022 duhet të marrë dritën e gjelbërt edhe nga Kuvendi Komunal, mbledhje që do të mbahet gjatë javës së fundit të këtij viti.

Në seancën e sotme të Këshillit Komunal është aprovuar edhe vendimi mbi shfrytëzimin e mjeteve nga Trupi Kordinues si dhe janë miratuar raportet e punës dhe ato finansiare të ndërmarrjeve publike.