Kërcënohet me jetë Ramiz Lladrovci, policia jep detaje
Në media është raportuar se kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë kërcënim me jetë nga një person.
Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës të cilët kanë konfirmuar rastin.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, i cili ka kanosur me mesazh në rrjetin social viktimën mashkull shqiptar kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia e Kosovës për Insajderi.
Nuk dihet akoma se për çfarë ka ardhur deri te ky kërcënim.