Lajme

Mesazhi i Grenell pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së, ambasadorin Richard Grenell, pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se nuk ndërhynë në formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Ambasadori Grenell ka thënë se ai nuk ndërhynë pas formimit të Qeverisë, ndërsa tha se është i interesuar të hiqet taksa ndaj produkteve serbe.

“Sapo kam kryer një takim me Mustafën. Amerika nuk është e interesuar që të ndërhyjë në formimin e Qeverisë. Duhet ta ndalim konfliktet politike dhe të koncentrohemi në zhvillimin ekonomik dhe të krijojmë sa më shumë vende të reja të punës dhe taksa ndaj Serbisë duhet që të hiqet për të pasur progres”, ka thënë Grenell