Lajme

Kërcënimi i Vuçiç për luftë, Mediu: Nuk është rastësi, duhet të zgjohemi

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dënoi deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç që krahasoi situatën në Karabak me atë në Ballkan duke e cilësuar si të ngrirë konfliktin me Kosovën, një paralajmërim i qartë për luftë.

“Vuçiç kërkon të përsërisë skenarin e Nagorni Karabak në Ballkan, bashkë me Rusinë. Këto deklarata nuk janë të rastësishme dhe duhet të na zgjojë dhe të na bëjë koshient, se sfidat tona nuk janë të lehta dhe partneriteti me SHBA, BE dhe NATO duhet të ngrihet në një nivel tjetër” tha ai.

Gjatë takimit me strukturat në njësinë nr. 5 në Tiranë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm, Mediu sulmoi qeverinë dhe Edi Ramën për menaxhimin e pandemisë.

“Edi Rama po e çon vendin drejt shkatërrimit ekonomik dhe financiar. Papunësia, varfëria dhe pasiguria është prezent në të gjitha familjet e Tiranës dhe Shqipërisë. Pandemia po shkakton viktima çdo ditë. Mbështetja e shtetit për të sëmurët me Covid është e papërfillshme.