Lajme

Qeveria e Kosovës ka njoftuar për masat e reja, kufizohet orari i punës së gastronomisë

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka njoftuar qytetarët për marrjen e masave të reja në lidhje me pandeminë Covid-19

Zemaj se të gjitha masat e reja janë marrë në dakordim me profesionistët shëndetësorë.

“Të reduktohet stafi civil në nivelin qendror dhe lokal në sektorin publik e privat; Personat me sëmundje kronike dhe mbi moshën 65 vjecare lirohen nga puna; Ligjëratat në universitetet private dhe publike të mbahen online; Orari i punës në qendra tregtare dhe gastronomisë është prej orës 5:00 deri në 21:00; Ekipet mjekësore të QKUK- së do të bëjnë testime në pikat kufitare;”, ka thënë Zemaj/KP