LajmeTë fundit

Kënga e tyre u lëshua gjatë protestës në Shqipëri, reagon anëtari i grupit ‘Troja’

Anëtari i grupit “Troja”, Bujar Berisha ka reaguar pasi kënga e tyre u lëshua gjatë protestave të opozitës në Shqipëri.

Në Shqipëri gjatë ditës së sotme janë mbajtur protesta të dhunshme të opozitës, shkruan lajmi.net.

Anëtari i grupit “Troja”, Bujar Berisha, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar pasi një këngë e tyre është lëshuar pa lejen e grupit në protestën që u mbajt në Shqipëri.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I BUJARIT:

“Dy fjale për demagogjinë e partive politike Shqiptare (Kosove Shqipëri)!Kur janë ne opozite përdorin kënget e grupit Troja ne protesta kundër qeverise, e kur e marrin pushtetin, festojnë me Qiljeten e me Meden…

Paramendone çfare reforma mund te beje dikush qe e përdore pronën e dikujt pa e pyete ( e vjedh djersen e tjetrit)ne te njejtën kohe qe akuzon tjetrin për hajni?”.