Lajme

Vuçiq: Çdo konflikt me Kosovën është konflikt me NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit në Rashkë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, tha se po punon për atë që është e mundur dhe se po përpiqet të ruajë paqen dhe jetën e njerëzve në Kosovë.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq tha se çdo konflikt me Kosovën është konflikt me NATO-n.

“Ju gëlltisni atë që duhet, bëni atë që duhet për popullin. Ju nuk u zgjodhët për të mbajtur zgjedhje për tre ditë, por për të bërë atë që është më e mira për vendin tuaj. Çdo konflikt është konflikt me NATO-n, jo me Prishtinën, këtë duhet pasur parasysh tha Vuçiq.

Ai tha se parakusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Duke paraqitur pesë konkluzat e takimit, Vuçiq tha se Asociacioni duhet të formohet “ekskluzivisht në përputhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel”.