KDNJ me tryezë për arsimin, të mbështetur nga Ambasada e Gjermanisë
Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka mbajtur sot një tryezë me temën: “Arsimi në gjuhën shqipe, harmonizimi me kapitullin 23 Marrëveshja për bashkimin e Serbisë në UE”, në bazë të projektit të tij: “Monitorimi dhe promovimi i të drejtave të pakicave shqiptare në Luginë të Preshevës ” të financuar nga Ambasada e Gjermanisë në Beograd.
Tryeza është vazhdimësi e produktit dhe hulumtimit shumëmujor në të cilën hulumtuesit e Këshillit për të Drejtat e Njeriut e kanë realizuar dhe paraqitur mundësit në analizën e tyre.
Në këtë tryezë të ftuar ishin bartës të institucioneve që ndërlidhen me çështjen e arsimit dhe organizatat vendore.
Gjatë diskutimeve u konstatuan problemet e shumëta që hasë arsimi shqip në Luginë.
KDNJ në fund të projektit do të përmbledh dhe nxjerr përfundimet dhe rekomandimet për institucionet përkatëse.