LajmeTë fundit

Shtyhet përsëri Seanca e Kuvendit Komunal, kësaj radhe në afat të pacaktuar

Seanca e Kuvendit Komunal në Preshevë që ishte paraparë të mbahej për ditën e hënë më 11 mars 2019 ishte shtyer për tu mbajtur për ditën e mërkure kurse po të njejtën ditë ishte shtyer të mbahej për ditën e premte (sot), por përsëri Kuvendi Komonual në krye me z.Sami Salihu ka marrë vendim që kjo seance të shtyhet përsëri në një afat të pacaktuar, raporton Rtv Aldi.

A do të thotë kjo se koalicioni qeverisës nuk i ka numrat për ta mbajtur këtë seancë?

Ky ishte mesazhi (sms) që sekretari I Kuvendit Komunal Avni Aliti i’a ka dërguar këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Preshevës:

“NJOFTIM Pershendetje, Me keqardhje ju njoftoj se seanca e parapare te mbahet per diten e sotme e premte (15.03.2019), shtyhet per nje kohe te pacaktuar!! Ju njoftojm per daten e mbajtjes se seances diteve ne vazhdim!! Me respekt, Sherbimi i Kuvendit komunal Presheve