Magazina

19 ilaçet mjeksore që nuk e prishin agjërimin

Dhënia e gjakut për analizë.

1. Pikat e syrit, pikat e veshit, pastrimi i veshit, pikat e hundës, inhalimi që merren nëpërmjet hundës, nëse evitohet përpirja e asaj që arrin në fyt.

2. Hapet që përdoren nën gjuhë gjatë problemeve të zemrës, nëse evitohet përpirja e sasisë që arrin në fyt.1

3. Supositorët, pastrimet dhe incizimet (kolposkopia) vaginale.

4. Incizimi i brendshëm i mitrës (histeoskopia).

5. Gypi (katetra), aparati (uretroskopi), lëngu që përdoret për rrezet rentgen dhe ilaqet, të cilat futen në kanalin urinor të mashkullit apo femrës.

6. Injeksionet që ipen në lëkurë, muskuj dhe venë, me përjashtim të atyre që janë ushqyese.

7. Gazi i oksigjenit.

8. Gazrat e anestezionit, nëse të sëmurit nuk i ipen materie të lëngta ushqyese.

9. Ajo që hyn në trup nëpërmjet lëkurës siq janë yndyrërat, pomadat, kremërat medicinale.

10. Futja e gypit (katetrës) në arterie për incizimin e enëve të zemrës apo organeve tjera.

11. Futja e aparatit për incizim nëpërmjet murit të barkut për ekzaminim të organeve apo për operim.

12. Marrja e një cope të mëlçisë apo organeve tjera, nëse kjo nuk shoqërohet me përdorimin e ndonjë materie.

13. Incizimi i brendshëm i lukthit (gastroskopia), nëse gjatë saj nuk përdoret ndonjë lëng apo materie tjetër.

14. Futja e çdo mjeti apo materie medicinale në tru apo në palcën kurrizore.

15. Të vjellurit e paqëllimtë.

16. Dhënia e gjakut për analizë.

17. Anestezioni për dhëmbë, patrimi, mbushja apo nxjerrja e tij.

18. Përdorimi i insulinës.

19. Mjeku musliman duhet t’i këshilloj pacientët që veprimet e cekura më lartë të shtyhen për më vonë, nëse kjo nuk sjell ndonjë dëm në shëndetin e tij.