Lajme

Kapiteneria e Vlorës shpëton nga mbytja anijen me 7 serbë në bord

Anija italiane “LAMACOIA”, 23 metra e gjatë me flamur italian, e cila në bord mbante 7 shtetas serbë, është shpëtuar nga mbytja.

Bëhet me dije se anija kishte vërejtur një avari, defekt në të cilin nëse nuk do ishte ndërhyrë në kohë, rrezikonin të mbyteshin të gjithë, raporton oranews.

Menjëherë pas avarisë, anija ka lëshuar sinjalin SOS, alarm pas të cilit kapiteneria e Vlorës ka nisur operacionin për shpëtimin e tyre.