FutbollSporti

Zinedine Zidane në zi: I vdes njeriu më i afërt

Një ditë më parë, në media u publikua një lajm ku thuhej se trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, braktisi skuadrën në Montreal, pasi kishte një problem familjar. Sot raportohet se ka ndërruar jetë vëllai i trajnerit të njohur.


Ndërkohë, është bërë me dije se vetëm një ditë pasi u publikua ky lajm, mësohet se vëllai i trajnerit Zidane ka ndërruar jetë.

Të njëjtën gjë kishte bërë dhe djali i tij Luca që u largua nga stërvitja me Racing Santander për të qenë pranë me familjen.

Lajmi për vdekjen e 54-vjeçarit Farid Zidane u dha përmes llogarisë në Tëitter të “Los Blancos”.

Në shenjë respekti, ekipi i realit mbajti dhe një minutë heshtje.