Kamberi: PVD ka arritur të dëshmojë se është fuqia e parë politike në Luginë
Deputeti Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik ka njoftuar se ka arritur në procesin e zgjedhjeve për 158 elektorë në kuvendin që do të zgjedh anëtarët e kuvendit për anëtar të Këshilit Kommbëtar Shqiptar.
Njoftimi i plotë në Facebook nga Shaip Kamberi:
Të nderuar aktivist, simpatizues dhe përkrahës të Partisë për Veprim Demokratik.
Faleminderit për përkrahjen e parezervë që i keni dhënë Partisë për Veprim Demokratik edhe në këtë proces zgjedhor.
PVD si tërësi ka arritur të çertifikoj 158 elektorë.
Në Preshevë, Dega e PVD-së, e vetme, ka arritur të sigurojë çertifikimin e 79 elektorëve. Numri i elektorëve në Preshevë është dëshmia më e mirë e rritjes së Degës tonë në Komunën e Preshevës.
Në Bujanoc, me 76 elektorë, PVD ka arritur të dëshmojë që është fuqia e parë politike.
Me 3 elektorë në Medvegjë, PVD ka dëshmuar se mbetet subjekti i vetëm politik që në të gjitha proceset politike e mbanë Medvegjën si pjesë të pandashme të Luginës së Preshevës.
Numri i elektorëve të PVD-së është rezultat i punës së palodhshme të aktivistëve dhe antarëve të subjektit tonë politik. Prandaj faleminderit secilit veç e veç.
Si subjekt i vetëm PVD është e para në Preshevë, e para në Bujanoc dhe i vetmi në Medvegjë.
Për hapat e mëtutjeshëm, antarësia e PVD-së do të njoftohet me kohë.
Faleminderit.