Kamberi pjesmarrës në Akademinë përkujtimore, shënimin e 20 vjetorit të heroit Komandant Lleshit
Deputeti popullor Shaip Kamberi njëherit edhe kryetari i PVD, sot mori pjesë në Akademinë përkujtimore, shënimin e 20 vjetorit të dëshmorit të kombit Ridvan Qazimi – Komandant Lleshit.
Deputeti Shaipi nëpërmjet rrjeteve sociale FB ka cituar :
” Sot u shënua 20 vjetori i rënies heroike të Ridvan Qazimit – Komandant Lleshit.
Heronjët vdesin për të lindur përsëri e për të jetuar përgjithmonë.
Kontributin e tyre do ta gëzojnë gjenerata e gjenerata ndërsa kujtimi për ta do të mbetet i përjetshëm “.
Lavdi Komandant Lleshit.
Lavdi dëshmorëve të kombit.