Të fundit

Vendoset përkohësisht flamuri për 28 nëntor në objektin e Këshillit Kombëtar Shqiptar

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu  ka vendosur përkohësisht flamurin kombëtar në ndërtesën e këtij institucioni në Bujanoc.

Kjo ceremoni ishte me rastin e Festës së Flamurit, 28 Nëntorit dhe prezantuan anëtar tjerë të kuvendit të KKSH-së. 

Pas vendosjes së flamurit, Lutfiu u duartrokit edhe nga anëtarët e tjerë të KKSH-së.

“Kombin e ngrisim kur më shumë i japim se sa i marrim! 28 Nëntor 2023, Bujanoc”, ka shkruar Lutfiu në Facebook./Titulli.com/