Lajme

Oxfordi e pranon, studenti kosovar nuk ka para të shkojë në Angli

Kosovari Besfort Shala është pranuar në Universitetin e Oxfordit në Londër për t’i ndjekur studimet e magjistraturës në matematikë.

Mirëpo, 21 vjeçari bashkë me familjen e tij po e kanë telashe mbulimin e shpenzimeve të studimeve në fakultetin anglez, prandaj për këtë kanë hapur një uebfaqe në të cilën po mblidhen fonde për të.

Shpenzimet e studimeve kapin shifrën prej 32.000 eurove, ndërsa ato të jetesës në qytetin londinez arrijnë deri në 12.000 euro.

Më poshtë gjeni linkun e ‘Go Fund Me’ ku mund ta ndihmoni Besfort Shalën:

https://www.gofundme.com/f/besfort-oxford?utm_campaign=p_cp_display&utm_medium=copy_link&utm_source=customer