Kamberi, Lutfiu, Sinani e Mustafi u pritën në takim nga zv.kryeministri Bislimi
Sot Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, deputeti Shaip Kamberi, këshilltarja e Kurtit, Ardita Sinani dhe këshilltari i zëvendës kryeministrit, Ragmi Mustafi, janë pritur në takim nga Zv/Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Besnik Bislimi. Tema kryesore e këtij takimi ishte Fondi i Qeverisë së Kosovës për Luginë.
Njoftimi i plotë nga KKSH :
Sot Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z. Lutfiu është pritur në takim nga Zv/Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Besnik Bislimi. Tema kryesore e këtij takimi ishte Fondi i Qeverisë së Kosovës për Luginë.
Shumë shpejt do të shpërndahet Fondi i dedikuar për Luginën dhe ne do t’ju njoftojmë në vazhdimësi me të gjitha detajet.
Shërbimi informativ i KKSH
08.02.2024