Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: Të drejtat janë univerzale, ato nuk janë mëshirë e shtetit
Deputeti shqiptar në paralmentin serb Shaip Kamberi, iu është përgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksanda Vuçiq në lidhje me deklaratën e fundit në të cilën presidenti serb e dha për përfaqësuesit politik të Luginës për bashkëpunimin me qeverinë e Kosovës.
Më posht mund ta lexoji reagimin e plotë pa ndërhyrje të deputetit Kamberi:
Ka disa herë që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, bashkëpunimin tonë institucional me qeverinë e Republikës së Kosovës e paraqet si tentativë për destabilizim dhe “krijim të Shqipërisë së Madhe”.
Si një ndër të drejtat fundamentale të pakicave, Kushtetuta e Serbisë, e parasheh edhe “bashkëëpunimin me shtetin amë”.
Patur parasysh këtë, afërsinë gjeografike, lidhjet e përditshme e tradicionale, sidomos ato institucionale me Republikën e Kosovës, janë parakusht i avancimit të pozitës dhe mirëqenies së Shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Pse e pengon kjo presidentin e Serbisë dhe deklarohet kundër normës fundamentale kushtetuese?
Pse për presidentin e Serbisë qenkan destabilizuese mardhëniet tona normale me Kosovën, ndërkohë që sipas tij janë konstruktive aventurat e tij në çdo cep të Ballkanit Perëndimor ku jetojnë serbët?
Sipas tij:
Është krejtësisht normale t’i takojë liderët serbë të Kosovës në Rashkë, saherë që e sheh të arsyeshme.
Është normale që me tona nacionaliste nëpër tubimet e tija përkrahëse në Beograd masës t’i drejtohen liderë radikal serb nga rajoni, përfshi këtu Knezevicin e Malit të Zi.
Është normale që ai bashkë me Dodikun e Srpskas të realizojë takime trepalëshe me Patriarkun serb për të ardhmen e “Botës serbe”.
Është normale të kërcënojë ekzistencën e Bosnjës si shtet unitar e të shfaqë ambicie destabilizuese në Mal të Zi, Maqedonin e Veriut e në Kosovë.
Madje, sipas tij është normale që me fluturaket ushtarake serbe fshehurazi të disponojë Dodik saherë të ketë nevojë.
Sipas logjikës së presidentit serb vetëm serbët duhet t’a kenë këtë të drejtë. Të tjerëve kjo e drejtë, kur tentojnë t’a materializojnë, jo vetëm që i mohohet, por tentohet në vazhdimësi të satanizohen.
Kjo logjikë e ka mbështetjen në mitin mesjetar se serbët janë popull hyjnor – qendra e Ballkanit – ndërsa të tjerët, në periferi, janë barbarë.
E pakuptimtë dhe e pa pranueshme. Një logjikë të tillë nuk mund të na imponojë autokrati në krye të shtetit.
E di, sipas tij, ne nuk do të duhej të ndërlidhnim fatin tonë me Kosovën. E as kërkesat tona për reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë nuk do duhej të jenë agjendë e bisedimeve. Kjo e frikson presidnetin serb e për këtë ai po na sulmon vazhdimisht.
Por edhe ai duhet ta dijë që angazhimi jonë politik asnjëherë nuk ka pasur për qëllim destabilizimin.
Gjithëherë kemi këmbëngulur në avancimin e pozitës së shqiptarëve dhe realizimin e të drejtave tona fundamentale. Serbia ka qenë dhe po vazhdon të jetë ajo që po refuzon kërkesat tona legjitime për drejtësi, barazi, liri.
Të drejtat janë univerzale. Ato nuk janë mëshirë e shtetit. Njeriu i fiton me lindje. Së paku kështu e thonë teoritë moderne për të drejtat e njeriut.
Prandaj nuk mund të ketë drejtësi dhe paqe afatgjate në këtë rajon të brishtë duke tentuar të krijohen pakicat apo popujt hyjnorë. Evropa dhe Ballkani e kanë provuar këtë disa herë dhe përfundimi kanë qenë luftrat e përgjakshme.
Në vend të krimilazimit të kërkesave tona ligjitime, shmangëjes së përgjegjësisë nga tri marrëveshjet e nënshkruara, është koha të reflektosh në realizimin e obligimeve të marra.
Të nënshkruara janë.
Të kursejmë nga “dhimbja e dorës së djathtë”.