Kallëzim penal ndaj Ahmedin Shkrelit, sekretar i SDA-së, i cili kërkon status special për Sanxhakun!
Sindikata e Policisë në Ministrinë e Punëve të brendshme të Serbisë ka bërë të ditur se ka dërguar në Prokurorinë e Lartë Publike një kallëzim penal në lidhje me deklaratat e sekretarit të përgjithshëm të subjektit poltitik SDA, Sanxhakë/ raporton Ministria e Lajmeve.
Më 25 Nëntor 2019, në qytetin e Novi Pazarit ishte mbajtur tubimi popullor “Sanxhaku shtëpia jonë” organizuar nga SDA.
Në këtë tubim gjatë fjalimit të tij Ahmedin Shkreli në mes tjerash kishte bërë të ditur edhe qëllimin e subjektit të tyre për kërkesat në lidhje me Sanxhakun ku siç deklaron ai “ Për Sanxhakun nuk mund të vendosin më Beogradi e as Podgorica por se ata vetë do të vendosin për vetën e tyre “. Kështu ai mes tjerash i bëri thirrje edhe fuqive ndërkombëtare duke i drejtuar kërkesën e tyre për Autonomi Politiko-Territoriale për Sanxhakun. Sipas tij ky status special nënkupton që: Sanxhaku duhet të ketë kushtetutën, ligjet, parlamentin, qeverinë, gjyqësorin dhe policinë”.
Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumëta në Serbi dhe me këtë rast është bërë një kallëzim penal nga Sindikata e Policisë në Ministrinë e Punëve të brendshme, drejtuar Prokurorisë së Lartë Publike në Serbi.
Rikujtojmë që SDA e Sanxhakut ku kryetar i saj është Dr. Sulejman Uglanin po zhvillon një aktivitet të ngjeshur politik në lidhje me kërkesat e Sanxhakut për të fituar status special politik!