Lajme

Limaj fton partitë të pranojnë aktgjykimin e Kushtetueses

Kryetari i Nismës Soacialdemokrate. Fatmir Limaj, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin, ndërkohë që ka ftuar edhe partitë tjera ta pranojnë atë.

Limaj dhe partia e tij, do të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme, bazuar në marrëveshjen e arritur më herët me LDK-në.

“Nisma Socialdemokrate mirëpret aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese dhe fton të gjitha partitë politike të vazhdojnë traditën e krijuar deri më sot në respektimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Aktgjykimi sotëm i dha fund dilemës nëse Kuvendi i Kosovës ka të drejtë të zgjedhë një qeveri tjetër nga partia e dytë pas mocionit të suksesshëm për rrëzimin e qeverisë apo jo! Aktgjykimi sotëm i Gjykatës Kushtetuese qartëson rrugët kushtetuese që duhet ndjekur për formimin e institucioneve, si dhe do të kontribuojë në evitimin e ngërçeve institucionale në të ardhmen”, ka shkruar Limaj në Facebook.