Juventusi pëson humbjen e parë në Serie A
Genoa mundi 2-0 Juventus-in falë golave të Sturaro dhe Pandev në pjesën e dytë. Kjo është humbja e parë e bardhezinjëve për këtë sezon në Serie A dhe Genoa është e pamposhtur nga Juve, pasi në ndeshjen e parë u ndalën në barazim.
Që në fillim të ndeshjes skuadra e Allegri-t u duk e paqartë në lojën e tyre dhe vendasit ishin më të zhdërvjellët në aksionet që nisnin. Plot 10 gjuajtje në portë në 45 minutat e para regjistroi Genoa, bilanci më negativ për “Zonjën e Vjetër”, teksa Perin u bë shpëtimtar duke ndalur gjuajtjen e Sanabria nga brenda zone.
Në pjesën e dytë Dybala shënon për Juve-n, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje të Emre Can. Më pas është Genoa që merr kontrollin e lojës dhe goli nuk vonon, pasi Sturaro shënon nga jashtë zone.
Reagimi i skuadrës bardhezi është i dobët dhe Goran Pandev shënon golin e dytë për të hipotekuar fitoren e skuadrës së tij dhe humbjen e parë të Juventusit