FutbollSporti

Sonte luhen ndeshjet e Liga e Kampionëve: Kryendeshja në mes të Cityt dhe Realit

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy ndeshje mjaft interesante në Angli dhe Itali.

Super sfida e sotme do të zhvillohet në Etihad Stadium, ku Manchester City do të kërkon të mbrojë rezultatin prej 2:1 nga ndeshja e parë me Real Madridin.

Kurse, Juventus do të kërkojë kalimin tutje ndaj Lyonit ku në ndeshjen e parë është mposhtur me rezultatin 1:0, transmeton Klan Kosova.

Dy takimet e sotme në ‘Champions’ zhvillohen pa prani të shikusëve, si shenj parandalimi të përhapjes së pandemisë COVID-19.