Sporti

Sonte luhet El Clasico, këto janë formacionet e mundshme

Gara për titullin e La Ligës ndalet përkohësisht, pasi sot Real Madridi dhe Barcelona luajnë ndeshjen e parë të gjysmëfinales së tyre të Copa del Rey në Bernabeu.

Los Blancos mposhti rivalët e qytetit Atletico Madrid 3-1 në të tetën e fundit për të kaluar deri këtu, ndërsa skuadrës së Xavit i duhej vetëm një gol për të eliminuar Real Sociedad, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja e sotme mes Real Madridit dhe Barçës luhet nga ora 21:00.

Para duelit, mediat spanjolle kanë publikuar edhe formacionet e mundshme:

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Nacho; Kroos, Tchouameni, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius Jr

Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Balde; De Jong, Busquets, Roberto; Raphinha, Torres, Gavi