FutbollSporti

Juve fiton titullin e tetë radhazi

Juventusi është shpallur kampion i Serie A për herë të tetë radhazi.

Këtë e arriti pas fitores prej 2 me 1 ndaj Fiorentinës në xhiron e 33-të, transmeton Koha.net.

Mysafirët e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e gjashtë përmes Milenkoviqit.

Megjithatë, Juventusi në vazhdim shënoi dy herë.

Alex Sandro barazoi shifrat në minutën e 37 pas asistimit nga Pjaniq.

Kurse autogoli nga Pezzella në minutën e 53 i dha fitoren “Zonjës së Vjetër”, që vazhdon mbretërimin në Serie A.