Jovanoviq: Vuçiq dëshiron të kontrabandojë një zgjidhje për Kosovën para zgjedhjeve në SHBA
Politikani serb, Çedomir Jovanoviç, ndër të vetmit që ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ka folur sot rreth çështjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Jovanoviç ka thënë se shteti serb është duke dashur që të shtyjë përpara zgjidhjen e problemit me Kosovën përpara shtatorit të këtij viti.
“Serbia dëshiron të kontrabandojë një zgjidhje para shtatorit. Kjo është nonsens”, ka thënë Jovanoviq.
Sipas tij, një gjë të tillë po e bën Vuçiq vetëm që Trumpit ti shënohen si poenë politik përpara zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në SHBA gjatë muajit nëntor, raporton Gazeta Express.
Jovanoviq ka thënë se një synim i tillë i shtetit serb është ‘nonsens’.