Lajme

Joseph këshillon Kurtin e Osmanin të shkojnë në Kiev për të kërkuar njohjen nga Zelensky

Analisti amerikan, Edward P. Joseph, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen të hënën në Bruksel duke këshilluar se më pas, ndalesa e radhës e Kurtit dhe e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duhet të jetë kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, për të kërkuar nga Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njohjen e Kosovës. 

“Kurti dhe Vuçiq do të shkojnë në Bruksel më 27.02 për një takim të madh për propozimin e SHBA-BE. Ndalesa e radhës për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin duhet të jetë në Kyiv për të diskutuar për njohjen e Kosovës nga Ukraina me Zelenskyn për t’i dhënë një goditje Putinit”, ka shkruar Joseph në Twitter.

Joseph theksoi se do të ishte krahas faktit se do të ishte kjo një goditje e rëndë për Presidentin rus njohja e Ukrainës gjithashtu do të përshpejtonte njohjen e Kosovës edhe nga pesë shtetet anëtare të BE-së, të cilat ende nuk e kanë bërë këtë.

Së pari, si vendi që, siç ka thënë Presidenti Biden, është “në vijën e parë të frontit duke luftuar për të shpëtuar parimet thelbësore demokratike që bashkojnë të gjithë njerëzit e lirë”, Ukraina ka autoritet të madh moral. Duke njohur Kosovën, Ukraina do ta zhvendoste çështjen e Kosovës nga një çështje lokale e Ballkanit në një çështje të rangut të parë të sigurisë europiane. Njohja ukrainase e Kosovës do të shkatërrojë menjëherë status quo-në për ata që nuk e njohin. Në vend të zgjedhjes mes Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti, ato qeveri do të pyeteshin nëse qëndrojnë me Zelenskyn për Kosovën, apo me Putinin”, shkroi Joseph.