Bota

Joe Biden zgjedh Senatoren Kamala Harris si kandidate për nënpresidente

Në Shtetet e Bashkuara, Kandidati demokrat për president, Joe Biden deklaroi të martën se ka zgjedhur senatoren Kamala Harris, si kandidaten e tij për nënpresidente për zgjedhjet e 3 nëntorit 2020.Është e para herë që një afrikano-amerikane zgjidhet si kandidate për nënpresidente nga njëra nga partitë kryesore.Zoti Biden e bëri publike zgjedhjen e tij në faqen e tij të fushatës, që tashmë ka në faqen e pare emrat e zotit Biden dhe zonjës Harris dhe një fotografi të tyre, së bashku. Ai e njoftoi zgjedhjen e tij edhe në Twitter:“Kam nderin e madh të njoftoj se kam zgjedhur Kamala Harrisin – një luftëtare e guximshme për të pafuqishmit dhe një nga zyrtarët më të mirë publikë – si kandidate për nënpresidente”, shkruan kandidati demokrat për president, Joe Biden.